Krasniqi e quan Vetëvendosjen “parti moniste” pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit

PUBLIKUAR

Pas dështimit të përsëritur për të konstituuar Kuvendin e Kosovës, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), duke e cilësuar atë si një “parti moniste”.

Në një deklaratë për mediat, Krasniqi theksoi se qytetarët kanë shprehur qartë vullnetin e tyre më 9 shkurt, duke refuzuar qeverisjen e njëanshme.

“Katër muaj më parë, qytetarët dolën në zgjedhje të lira dhe demokratike, duke dhënë një verdikt të qartë – jo qeverisjes me një parti të vetme. Sot, jemi në situatën ku pikërisht partia moniste, LVV, po pengon konstituimin dhe funksionalizimin e Kuvendit”, deklaroi ai.

Krasniqi e cilësoi këtë sjellje si përpjekje të qëllimshme për bllokim institucional dhe kalim të çdo kufiri, përcjell Telegrafi.

“Sot është evidente se kemi të bëjmë me një tendencë për të mbajtur në bllokadë institucionet e vendit, për arsye politike dhe të interesave të ngushta partiake”, shtoi ai.

Kreu i PDK-së theksoi se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka rreth 40 alternativa për të krijuar shumicën parlamentare, por sipas tij, zgjidhja më e logjikshme është tërheqja.

“Nëse nuk e ka shumicën për të kaluar votimin, atëherë le të tërhiqet”, përfundoi Krasniqi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Policia sekuestron armë dhe pajisje ushtarake në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka sekuestruar armë dhe pajisje ushtarake në fshatin Crepule të Zubin...

Arrestohen tre persona në Suharekë, dyshohet se rrëmbyen e sulmuan dy të tjerë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën janë arrestuar tre persona, pasi dyshohen...

Ekstradohet nga Kroacia për në Kosovë, i kërkuar nga INTERPOL-i për mashtrim

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me...