Gjuajti qenin e fqinjit me pushkë gjuetie, policia ndalon të dyshuarin në Prishtinë

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, i dyshuar për përdorimin e pushkës së gjuetisë.

Sipas raportit zyrtar, i dyshuari dyshohet se ka shtënë me pushkë gjuetie në drejtim të një qeni, i cili ishte futur në oborrin e tij. Qeni është pronë e ankuesit, i cili është fqinj me të dyshuarin.

Në vendin e ngjarjes, njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, pesë fishekë dhe një gëzhojë, të cilat dyshohen se janë përdorur gjatë incidentit.

Pas intervistimit dhe konsultimit me prokurorin kompetent, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gucati paralajmëron: Nëse nuk miratohet ligji për Specialen, mund të vendosemi me tenda para Qeverisë

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka paralajmëruar hapa të tjerë nëse Qeveria e Kosovës...

ATK nis verifikimin e bizneseve që dyshohet se kanë kaluar pragun e 30 mijë eurove për TVSH

Administrata Tatimore e Kosovës, bazuar në analizat e të dhënave të saj, ka identifikuar...

Miratohet rialokimi i 102 milionë eurove, një pjesë për pagën e 13’të dhe shtesën 0.5%

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për rialokimin e 102 milionë eurove në buxhetin...