Një ngjarje e çuditshme është raportuar nga Policia e Kosovës, ku një vajzë është sulmuar fizikisht nga dy vajza tjera të cilat ishin të maskuara.
Sipas njoftimit të policisë të njejtat përveç që e kanë sulmuar fizikisht viktimën, poashtu e kanë inçizuar dhe më pas i kanë postuar video në rrjete sociale.
“Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar njëra nga të dyshuarat femër kosovare dhe e njëjta pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftim. LipjaniNews


