Nuk kishte ndodhur kurrë më parë, Barcelona me rekord fitimesh në El Clasico

PUBLIKUAR

Të dielën, Barcelona mposhti Real Madridin me rezultat 4:3 në El Clasicon e zhvilluar në stadiumin Montjuic, duke bërë një hap të madh drejt titullit të kampionit në La Liga.

Përveç suksesit në fushë, klubi katalanas theu edhe një rekord financiar, duke regjistruar të ardhurat më të larta ndonjëherë nga një ndeshje në shtëpi.

Sipas mediave katalanase, Barcelona fitoi plot 13.8 milionë euro nga shitja e biletave dhe të drejtave televizive për këtë përballje të shumëpritur.

Ky sukses financiar u ndihmua edhe nga vendimi strategjik i La Ligës për të vendosur orarin e ndeshjes në 16:15, çka mundësoi ndjekjen globale të saj.

Zyrtarët e klubit theksuan se bëhet fjalë për fitimin më të madh në historinë e El Clasicos dhe për ndeshjet e zhvilluara në shtëpi.

Takimin e ndoqën 50,318 tifozë, të cilët panë një spektakël me gola dhe emocione nga të dyja skuadrat.

Për Barcelonën shënuan Eric Garcia, Lamine Yamal dhe Raphinha me dy gola, ndërsa për Real Madridin realizoi një tregolësh Kylian Mbappe. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...