Sot tentohet sërish konstituimi i Kuvendit

PUBLIKUAR

Me fillim nga ora 10, deputetët e legjislaturës së re të Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhen ashtu si kanë bërë çdo 48 orë, nga 15 prilli.

Deputetët do të mblidhen në seancën e kryesuar nga Avni Dehari, për të tentuar të zgjedhin kryetarin e Kuvendit, dhe të vijohet më pas me formimin e institucioneve, raporton IndeksOnline.

Ka kohë që LVV-ja, si partia me më së shumti vota nga zgjedhjet e 9 shkurtit, me ngulm propozon emrin e Albulena Haxhiut, për kryeparlamentare.

Ky emër po kundërshtohet nga opozita, që mbështetet në argumentet se Haxhiu nuk është personi i duhur për të drjetuar parlamentin e shtetit.

Ngërçi politik është shndërruar tashmë në seanca maratonike.

Mbetet të shihet se si do të vijojë seanca e sotme./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Pas certifikimit të rezultateve, partive u bëhet thirrje të mos humbin kohë për formimin e institucioneve

Është ky vendimi që u mor këtë të mërkurë. E me certifikimin e rezultatit zgjedhor,...

Mot pjesërisht i vranët – Kështu pritet të jenë temperaturat gjatë ditës së sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme pritet të mbaj...

Kapen rreth 30 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar mall me karakter komercial dhe 29 mijë...