Ndryshon data e finales së Kupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Llapit

PUBLIKUAR

Ka ndryshuar data e finales së Kupës së Kosovës në futboll.

Finalja e madhe do të luhet mes Prishtinës dhe Llapit, dy skuadrat që kanë siguruar një biletë për finale dhe synojnë fitimin e trofeut.

FFK e kishte paraparë që finalja të luhet më 14 maj, por data ka ndryshuar.

Tanimë dy skuadrat, si Llapi ashtu edhe Prishtina kanë informuar adhuruesit e tyre se ndeshja finale është shtyrë për një javë dhe do të luhet më 21 maj.

Finalja mes Prishtinës dhe Llapit luhet me fillim nga ora 20:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...