Caktohet gjyqtari i cili do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Inter-Barcelona

PUBLIKUAR

Szymon Marciniak është gjyqtari i cili është emëruar të ndajë drejtësinë në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mes Interit dhe Barcelonës. 

Ndeshaj e parë ishte një triller i vërtetë ku ndeshja përfundoi baras me rezultat 3-3, andaj kualifikimi për në finale do të vendoset në Milan. 

Polaku Marciniak ishte emëruar nga UEFA për këtë ndeshje të martën para ndeshjes që do të luhet të martën. 

Asistentët e Marciniak do të jetë bashkëvendësit e tij Tomasz Listkiewicz dhe Adam Kupsik. 

A do të luajë Lewandowski ndaj Interit? Hansi Flick jep lajmin e madh

Gjyqtari i katërt është Pawel Raczkowski gjithashtu nga Polonia. Gjyqtarët e VAR-it janë holandezët Dennis Higler dhe Pol Van Boekel. 

Marciniak ka ndarë drejtësinë në nëntë ndeshje të Interit në karrierën e tij dhe ‘Nerazzurrët’ kanë fituar vetëm dy, kanë barazuar tri dhe kanë humbur katër ndeshje. 

Hera e fundit kur Marciniak ndau drejtësinë në një ndeshje të Interit ishte në vitin 2024, kur ‘Nerazzurët’ u eliminuan nga Atletico Madridi në Ligën e Kampionëve pas penalltive. 

Gjyqtari polak ndau gjithashtu drejtësinë në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2023, aty ku Interi u mposht me rezultat 1-0 nga Manchester City. 

44-vjeçari tashmë ka ndarë drejtësinë në dy ndeshje mes Interit dhe Barcelonës – 1-1 në ‘Giueseppe Meazza’ në fazën e grupeve në sezonin 2018/2019 dhe barazimi 3-3 në ‘Camp Nou’ në sezonin 2022/2023, po ashtu në fazën e grupeve./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para...