Ylli i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni bëhet baba për herë të parë

PUBLIKUAR

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, është bërë baba për herë të parë.

Ai ka ndarë me ndjekësit lajmin përmes një postimi të shpërndarë në Instagram.

Ylli shqiptar ka publikuar një foto të të birit të sapolindur duke shprehur gëzimin për këtë.

Foto: Screenshot/Instagram

“Mirë se erdhe Prince Uzuni”, shkruan lojtari.

Në të njëjtin postim, futbollisti ka shprehur dashurinë edhe për partneren e tij, Uarda, duke i dedikuar fjalët: “Të dua Uarda”.

Të gjitha lajmet nga Myrto Uzuni

Bukuroshja nga ana tjetër ka ndarë një moment të bukur me të birin menjëherë pas lindjes.

Uzuni kujtojmë që i ka propozuar partneres në mes të stadiumit në maj të vitit 2023. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...