Kryeprokurori në Ferizaj për vrasjen e rreshterit policor: Aktin e kanë kryer dy persona

PUBLIKUAR

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, në konferencën e jashtëzakonshme ka thënë se dje rreshteri policor Muhamed Lika është vrarë nga “persona të panjohur”.

“Në kohën kur ka ndodh rasti ka qenë duke u kthyer nga puna dhe në momentin e shkuarjes në banesën e tij, në shkallët e ndërtesës, nga persona të panjohur për momentin, është qëlluar dhe nga plagët vdekjeprurëse ka ndërruar jetë. Nga provat materiale që kemi marrë shihet që aktin  e kanë kryer dy persona e që për momentin largohen nga vendi i ngjarjes. Që nga momenti i ndodhjes së rastit menjëherë, pasi është njoftuar policia ka marrë të gjitha veprimet hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj”, tha Çerkini. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Policia në Prizren fillon mbikëqyrjen e rrugëve me dronë

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor – Prizren (NJTRR-Prizren) ka filluar zbatimin e kontrolleve të...

“Hyra me dhunë në skenë”, Nasim Haradinaj tregon si e mori dje fjalën në marsh

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka thënë se dje është ngjitur...

Ndryshon orari i protestës “Jo në emrin tim”

Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka njoftuar se protesta do...