BIK uron Fitër Bajramin për besimtarët myslimanë

PUBLIKUAR

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës bën të ditur se muaji i Ramazanit përfundon ditën e shtunë, më 29 mars 2025.

Ndërkaq, dita e parë e festës së Fitër Bajramit është të dielën, më 30 mars 2025. BIK-u ua uron festën e  Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona”, thuhet në njoftim.

BIK shton se manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit për Kosovën mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

“Manifestimi fillon në orën 05:41, me faljen e namazit të sabahut, të cilit do t’i prijë Hetem ef. Sopjani, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga Agim ef. Hyseni – anëtar i Kryesisë së BI-së së Kosovës”.

“Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:59 minuta, të cilit do t’i prijë Vedat ef. Sahiti – kryeimami i BIK-ut.  Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë”, thuhet në njoftim.

Ndër tjera shtohet se me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, kryesia e BIK-ut, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

SHIKO MË SHUMË

Policia në Prizren fillon mbikëqyrjen e rrugëve me dronë

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor – Prizren (NJTRR-Prizren) ka filluar zbatimin e kontrolleve të...

“Hyra me dhunë në skenë”, Nasim Haradinaj tregon si e mori dje fjalën në marsh

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka thënë se dje është ngjitur...

Ndryshon orari i protestës “Jo në emrin tim”

Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka njoftuar se protesta do...