Vrasje në tenativë: gjashtë të arrestuar në Pejë

PUBLIKUAR

 

Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka bërë të ditur se ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për vrasje në tentativë.

Në njoftim thuhet se Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacionin Policor në Pejë, me datë 29.01.2025, rreth orës: 14:50, është njoftuar se në rrugën “Mikel Marku” në  Pejë, ka ndodhur një rrahje.

“Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe në vendit ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar: tri gёzhoja kalibër, 7.62.3 mm, një gëzhojë kalibёr 6.6.1mm, një fishek dhe një kokë plumbi. Lidhur me rastin është intervistuar viktima dhe një i dyshuar ditën e incidentit. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë 6mm”, thuhet në njoftim.

Hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime DRP Pejë, në bashkëpunim me Prokurorin e shtetit, pas një pune intensive kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë 6 persona tё dyshuar.

Lidhur me këtë rast nga të dyshuarit janë sekuestruar: një armë (me mulli) dhe një pistoletë (lodër në formë shkrepëse, ndërsa një i dyshuar ende është në arrati.

Pas intervistimit nga hetuesit me vendim të prokurorit të shtetit, katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48-orë, ndërsa dy nga ta janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kolona jo të gjata në kufi me Kosovën

Pritjet jo të gjata për të dalë nga Kosova janë regjistruar në pikëkalimet kufitare...

Inspektorati në aksion, gjobat deri në 9 mijë euro për udhërrëfyesit turistikë pa licencë

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka intensifikuar kontrollet ndaj udhërrëfyesve turistikë që...

Pacolli nënshkruan marrëveshje për banim social, Gjakova përfiton 1.5 milionë euro

Ministrja Fitore Pacolli dhe nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj, kanë nënshkruar marrëveshjen...