LAJMI I FUNDIT: Haxhi Shala dënohet me 3 vjet burgim, Sabit Januzi e Ismet Bahtijari me nga 2 vjet burgim

PUBLIKUAR

Gjykata Speciale ka marrë vendim që Haxhi Shala të dënohet me tri vjet burgim, ndërsa Sabit Januzi e Ismet Bahtijari me nga dy vjet burgim.

Shala, Januzi e Bahtijari u shpallën fajtor për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në grup, midis periudhës 5 dhe 12 prill 2023.

Po ashtu, Shala, Januzi e Bahtijari u shpallën fajtor edhe për akuzën “frikësim gjatë proceseve penale”, të kryer së paku midis 5 dhe 12 prillit 2023.

“Pasi ka shqyrtuar argumentet dhe provat e paraqitura nga palët, trupi gjykues lëshon këto dënime: Shala dënohet me 3 vite burgim, Januzi me 2 vite burgim dhe Ismet Bahtijari dënohet me 2 vite burgim”, u tha në vendim, njofton Klankosova.tv.

Specialja, vendimin e arsyetoi duke thënë se Januzi dhe Bahtijari, duke vepruar nën udhëzimin e Shalës janë takuar me dëshmitarin në shtëpinë e tij.

“Gjatë kontaktit dhe kontaktit 5 prill 2023, Bahtijari i ka thënë dëshmitarit se duhet ta tërheqë dëshminë e tij përpara Dhomave të Specializuara. Gjatë takimit më 12 prill 2023, Januzi ka pasuar takimin e parë dhe i ka dhënë dëshmitarit një ofertë që Shala dhe të tjerët do ta ndihmonin atë nëse do ta tërhiqte dëshminë e dhënë”.

“Shala dhe Januzi kanë komunikuar dhe janë koordinuar me njëri-tjetrin për sa i takon veprimeve të tyre në lidhje me dëshmitarin. Bahtijari ka komunikuar dhe është bashkërenduar me Shalën dhe Januzin për sa i takon veprimeve me dëshmitarin, para dhe pas takimit me dëshmitarin më 5 prill dhe 12 prill 2023”, u tha në arsyetim.

SHIKO MË SHUMË

Kolona jo të gjata në kufi me Kosovën

Pritjet jo të gjata për të dalë nga Kosova janë regjistruar në pikëkalimet kufitare...

Inspektorati në aksion, gjobat deri në 9 mijë euro për udhërrëfyesit turistikë pa licencë

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka intensifikuar kontrollet ndaj udhërrëfyesve turistikë që...

Pacolli nënshkruan marrëveshje për banim social, Gjakova përfiton 1.5 milionë euro

Ministrja Fitore Pacolli dhe nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj, kanë nënshkruar marrëveshjen...