Berat Buzhala bën thirrje të votohet Fadil Aliu (50)

PUBLIKUAR

Analisti politik Berat Buzhala ka shkruar për Fadil Aliun, kandidat i LDK-së me numër 50.

Postimi i tij:

Kush eshte Fadil Hertica, kandidati me numer 50 i Lidhjes Demokratike te Kosoves?

Në secilin tubim të LDK-së, që po shkoj, elektorati i ka preferencat e veta për 10 kandidatët që duhet votuar.

Normalisht që, në LDK është pak vështirë mu ndalë në 10 kandidatë, marrë parasysh faktin që ka kandidatë shumë të mirë, megjithatë përcaktimi duhet të jet për 10.

Një emër që po e dëgjoj shumë, po e shoh vullnetin e përcaktimin e elektoratit të LDK-së për të është Fadil Aliu-Hertica, me numër 50.

Arsyet janë të shumta e të ndryshme.

Ama, vërtet ky është një rast i veçantë, sepse Fadili vjen prej familjes Hertica, është djali i Mehmet Aliut-Herticës.

Fadili s’i ka ba marketing shumë kësaj pune.

Po në Prishtinë e në Kosovë, pak ka njerëz që mujn mos me e njoftë familjen Hertica dhe Mehmetin.

Kontributi i kësaj familje dhe vet Mehmetit për arsimin shqip në vitet ’90-ta, për luftën e UÇK-së është jashtëzakonisht i madh. E këtë e dijnë të gjithë, posaçërisht ata që e kanë kryer shkollën gjatë asaj periudhe në shtëpitë e kësaj familje e me të cilën ka qenë e pamundur mos me u familjarizu me ta.

Mehmeti ka qenë edhe një nga dëshmitarit në Hagë kundër kasapit të Ballkanit, Millosheviqit.

Megjithatë, Fadili përveçse vjen nga një familje mjaft e njohur dhe kontributdhënëse në gjithdimensionalitetin e jetës, ka edhe arsye të tjera mjaftë bindëse për ta votuar:

•⁠ ⁠Është shkollu në Londër

•⁠ ⁠Është pjesë e grupit të Riinvestit, që njihen për profesionalizëm,

•⁠ ⁠Ka qenë Shef i Personelit në Komunën e Prishtinës

Por, ka edhe shumë e shumë arsye të tjera që votuesi i LDK-së ta votoj Fadil Aliun!

Me profesionalizmin e dëshmuar për më shumë se tri vite në komunën e Prishtinës, me përgatitjen akademike si dhe me bakgroundin familjar, Fadili është një emër serioz për cilindo dikaster ministror.

SHIKO MË SHUMË

Ishte në lokal, burri sulmon papritmas bashkëshorten në Prishtinë

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshohet...

Dyshohet për para të falsifikuara, banka dorëzon qindra euro në policinë e Prizrenit

Një rast i dyshimit për para të falsifikuara është regjistruar të mërkurën në rrugën...

Pas certifikimit të rezultateve, partive u bëhet thirrje të mos humbin kohë për formimin e institucioneve

Është ky vendimi që u mor këtë të mërkurë. E me certifikimin e rezultatit zgjedhor,...