Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

PUBLIKUAR

Të shtëna me armë zjarri rreth orës 20:30 janë dëgjuar në rrugën “Dëshmorët e kombit” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka deklaruar për Telegrafin se sipas të dhënave fillestare nuk raportohen të plagosur.

“Rreth orës 20:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në  rrugën ‘Dëshmorët e kombit’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare  nuk ka pasur persona te lënduar”, ka deklaruar Ahmeti./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Haradinaj uron Turqinë për Ditën e Fitores, vlerëson mbështetjen ndaj Kosovës

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Republikën e Turqisë me rastin e Ditës...

Të paluara në veturë, Dogana zbulon 54 mijë euro të padeklaruara në kufi

Dogana e Kosovës ka zbuluar një sasi të konsiderueshme të mjeteve monetare të padeklaruara...

Dita e Viktimave të Zhdukjes – Policia, Komisioni Qeveritar e IML nesër zhvillojnë vizitë në Kalludër ku u gjetën mbetjet e 23 personave

Policia e Kosovës, ka njoftuar se nesër, së bashku me Komisionin Qeveritar për Persona...