Arrestohen pesë gra e një burrë për prostitucion në Prishtinë

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës në dy raste të ndara në rajonin e Prishtinës ka arrestuar gjashtë persona, dy gra nga Kosova, tri nga Shqipëria dhe një burrë nga Kosova.

Në rastin e parë, policia tha se ka arrestuar dy gra nga Kosova pasi të njëjtat dyshohet se kanë marrë një objekt banesor me qira, me qëllim të shfrytëzimit të kryerjes së veprës penale “mundësim ose detyrim në prostitucion”.

“Rasti i parë: Policia e Kosovës respektivisht DHTNJ në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Prishtinë pas dyshimeve për kryerje të veprës penale ‘Mundësim ose Detyrim në Prostitucion’ kanë arrestuar dy femra shtetase të Republikës së Kosovës, pasi dyshohet se të njëjtat kishin marrë një objekt banesor me qira, me qëllim të shfrytëzimit për kryerjen e kësaj vepre. Lidhur me rastin dy të dyshuar me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim të policisë, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, në rastin e dytë, policia tha se pas janë arrestuar tri gra nga Shqipëria dhe një burrë nga Kosova pasi të njëjtit në dy lokale në rajonin e Prishtinës dyshohet se kanë ofruar shërbime seksuale me pagesë.

“Policia e Kosovës respektivisht DHTNJ pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Prishtinë pas dyshimeve për kryerjen e veprës penale “Mundësim ose Detyrim në Prostitucion” dhe “Ofrim i lokaleve për Prostitucion”, kanë arrestuar katër persona (3 femra shtetase të Republikës së Shqipërisë, dhe 1 mashkull Kosovar), nën dyshimin se të njëjtit në dy lokale në Rajonin e Prishtinës dyshohet se kanë ofruar shërbime seksuale me pagesë. Të gjithë të dyshuarit me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.

 

SHIKO MË SHUMË

22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar 61 aksidente trafiku, prej të...

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...