“Starti” konfiskon 25 kg drogë, arrestohen katër persona

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka njoftuar se i ka konfiskuar rreth 25 kilogramë lëndë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë në operacionin policor të koduar “Starti”.

Sipas policisë, “Starti” ka filluar me trajtimin e informatave, mbledhjen e dëshmive dhe se sot janë realizuar katër kontrolle në lokacione të ndryshme në Prishtinë.

“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: 27 paketime, dyshohet të jetë marihuanë me peshë  25 kg 200 gr., një veturë, dy pushkë, dy revole, shtatë fishekë kalibrash të ndryshëm, gjashtë telefona celular dhe 350 euro. Dyshohet se lënda narkotike kishte qëllim tregun vendor”.

“Policia ka arrestuar: B.M., (viti i lindjes 1981, mashkull kosovar), L.K., (viti i lindjes 1979, mashkull kosovar), M.K., (viti i lindjes 1979, mashkull kosovar) dhe F.H., (viti i lindjes 1991, mashkull kosovar). Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe ndaj tyre është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope dhe analoge’ dhe  ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, policia bëri të ditur se të dyshuarit, me aktvendim nga prokurori janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

SHIKO MË SHUMË

22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar 61 aksidente trafiku, prej të...

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...