Restaurohet vetura e presidentit historik Ibrahim Rugova

PUBLIKUAR

Sot janë bërë 19 vjet nga vdekja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.  

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe përfaqësues të korit diplomatik në vend kanë bërë sot homazhe tek varri i Presidentit Ibrahim Rugova në 19-vjetorin e vdekjes.

Osmani në një deklaratë për media tha se presidenti Rugova ishte largpamës, politikan i jashtëzakonshëm që politikës i solli dimensionin human të saj, që i mungonte.

E gjatë ceremonisë së homazheve për presidentin Rugova, e para e shtetit, Vjosa Osmani është parë me veturën e presidentit historik Ibrahim Rugova, e cila është riparuar pas 20 vjetësh. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar 61 aksidente trafiku, prej të...

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...