Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka realizuar sot një operacion bastisjeje në veri të Mitrovicës ku ka gjetur dhe konfiskuar armatim, municion dhe pajisje ushtarake.

Policia e Kosovës ka konfiskuar sot katër granata M-79, tetë gaz-maska, pajisje optike dhe pelerinë për snajper, më shumë se 100 fishekë të kalibrave të ndryshëm, bluza me mbishkrimin “Kalorësit e Kosovës” në alfabetin cirilik, shufër metalike, busulla e pranga.

Përveç armatimit, pjesëtarët e policisë kanë gjetur dhe konfiskuar edhe kartela grafike (Riga) për prodhimin e kripto-valutave, SIM kartela, telefona, 4 mbushës për radio lidhje, dritë rotative për veturë, si dhe 10 copë USB.

Ky armatim është gjetur në një shtëpi dhe në një objekt përcjellës të saj në veri të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin shefi i operativës së policisë për rajonin e veriut Petrit Fejza.

Sipas tij, në lidhje me rastin është arrestuar personi me inicialet M. B. rreth 37- vjeç, ndërsa me urdhër të prokurorit atij i është caktuar masa e ndalimit 48 orë.

SHIKO MË SHUMË

22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar 61 aksidente trafiku, prej të...

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...