Raste të dyshuara të cenimit të fshehtësisë së votimit, Prokurori i Shtetit: Jemi të angazhuar në mbrojtjen e votës së lirë

PUBLIKUAR

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit informon opinionin publik se Prokurori i Shtetit ka filluar angazhimin në mbrojtjen e votës së lirë për qytetarët e Republikës së Kosovës, për zgjedhjet nacionale që do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Në njoftim thuhet se në kuadër të këtij angazhimi dhe pas pranimit të informatave se ka raste të dyshuara në drejtim të veprës penale “Cenim i fshehtësisë së votimit”, nga neni 215 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës të ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore.

“Prokurori i Shtetit do të ndalojnë çdo qytetarë që në çfarëdo mënyre do të tentojnë apo ndikojnë në keqpërdorimin e votës së lirë të sovranit dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorin e Shtetit, duke i përcjellë në prokurori informatat që kanë lidhur me keqpërdorimin e votës së lirë të sovranit”, thuhet në raport. /Telegraf

SHIKO MË SHUMË

22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar 61 aksidente trafiku, prej të...

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...