Tubimi i AAK-së në Suharekë, Tahiri: E kemi obligim që Kosovën ta bëjmë shtet të jetueshëm

PUBLIKUAR

Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka shkruar në Facebook për tubimin e AAK-së sot në Suharekë, komunë që qeveriset nga ky subjekt politik.

Ai ka thënë se Suhareka është shembull i qeverisjes, duke e konsideruar si metropolin e Kosovës.

“Kosovës i duhet një lidership i vërtetë, që Kosovën e kthen kah e mbara, të fortë politikisht, ekonomikisht dhe në rrafshin ndërkombëtar, ashtu siç e beri të fortë Suharekën, kryetari Bali Muharremaj.  E kemi obligim që Kosovën ta bëjmë shtet të jetueshëm, duke mbështetur bizneset e duke krijuar mundësi për hapjen e vendeve të reja të punës”.

“Shembulli më i mirë është këtu ku jemi sonte në metropolin e Kosovës, në Suharekë. Në një tubim madhështor, u konfirmua së numri 137 është zgjidhja për një Kosovë fituese. Faleminderit Bali”, ka thënë Tahiri. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Ishte në lokal, burri sulmon papritmas bashkëshorten në Prishtinë

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshohet...

Dyshohet për para të falsifikuara, banka dorëzon qindra euro në policinë e Prizrenit

Një rast i dyshimit për para të falsifikuara është regjistruar të mërkurën në rrugën...

Pas certifikimit të rezultateve, partive u bëhet thirrje të mos humbin kohë për formimin e institucioneve

Është ky vendimi që u mor këtë të mërkurë. E me certifikimin e rezultatit zgjedhor,...