Rrjedhin pamjet e tri fanellave të Real Madridit për sezonin e ri, me njërën ngjyrë nuk e kemi parë kurrë

PUBLIKUAR

Adidas dhe Real Madrid tashmë po përgatiten për sezonin e ardhshëm për sa i përket pajisjeve që do të veshë klubi më i madh në botë dhe tashmë ka dalë në publik shfaqja e tri fanellave për sezonin 2024/25.

Gazeta Marca njoftoi se fanella e tretë e Realit për sezonin e ardhshëm do të jetë kafe, një ngjyrë që Los Blancos nuk e kanë veshur kurrë gjatë traditës së tyre të pasur 122-vjeçare.

Natyrisht, nuk ka përjashtime për fanellat në shtëpi, pasi ajo kryesorja do të jenë sërish në të bardhë, fanella e dytë do të jetë portokalli dhe e treta do të jetë kafe.

 

Real Madridi deri më tani përdorte të bardhën, të kaltrën e errët dhe vjollcën për ngjyrat e fanellave, por këtë herë vendosi të bënte një kthesë të vogël në këtë fushë.

Ngjyra portokalli është parë tashmë në sezonin triumfues të La Decima, ndërsa ngjyra e fanellës së tretë po cilësohet revolucionare.

Ngjyra portokalli është e njohur për Real Madridin

Në fanellën kafe në sezonin e ardhshëm pritet të shohim edhe Kylian Mbappen, i cili do të kalojë te Real Madridi nga Paris Saint Germain si futbollist i lirë, pasi t’i skadojë kontrata.

Bashkëpunimi mes Real Madridit dhe kompanisë Adidas, si një nga markat kryesore në botë, vazhdon që nga viti 1998 dhe kontrata aktuale është e vlefshme deri në vitin 2028 dhe nga ajo Klubi Mbretëror fiton rreth 150 milionë euro në vit. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...