Policët dhe zjarrfikësit do të kenë deri në 50 për qind zbritje në shërbimet e bizneseve që janë pjesë e AKB-së

PUBLIKUAR

Është nënshkruar memorandum bashkëpunimi mes Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) dhe Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB) për ofrimin e zbritjes në produkte për zjarrfikësit dhe zyrtarët policorë.

Përmes memorandumit do të ofrohen zbritje në produkte dhe shërbime në bizneset anëtare të AKB-së për pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe Zjarrfikësit e Kosovës.

“Ky memorandum bashkëpunimi do të ofrojë zbritje për zyrtarët policor dhe zjarrfikësit në produkte dhe shërbime nga 5-50% në sektorin e ushqimit, veshmbathjeve, derivateve të naftës, shërbime mjekësore, shërbime juridike, transport me taksi, hoteleri dhe gastronomi, si dhe qiramarrje të mjeteve”, thuhet në njoftimin për media të MPB-së.

Tutje, bëhet e ditur se pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe Zjarrfikësit do të njoftohen për fazat e implementimit të kësaj marrëveshje, përmes personave të caktuar brenda institucioneve të tyre.

“Ministria e Punëve të Brendshme do të vijojë angazhimin me qëllim të mbështetjes së zyrtarëve dhe agjencive të saj”, vijon njoftimi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mblidhet LDK-ja, Manaj: Vendimi për kuvendin merret pas verifikimit të nënshkrimeve

Në selinë e Lidhja Demokratike e Kosovës po mbahet një takim i brendshëm i...

Ismet Kryeziu: Shtyrja e seancës konstituive është qesharake dhe e papërgjegjshme

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se mosthirrja e seancës konstituive të kuvendit...

Tahiri prezanton gjetjet e tij për reformat globale në platformën e Bankës Botërore: Kosova po dëgjohet si zë serioz

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka bërë të ditur se gjetjet...