Emisari gjerman shkon në UNMIK, Ziadeh: Dialogu e vetmja rrugë përpara

PUBLIKUAR

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Caroline Ziadeh, është takuar sot me emisarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, shkruan Gazeta Express.

Ziadeh ka treguar se me politikanin gjerman kanë biseduar për situatën aktuale një vit pas Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ziadeh që drejton zyrën e UNMIK-ut në Kosovë ka thënë se dialogu është e vetmja rrugë e mundshme përpara.

“Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm Ziadeh u takua me Përfaqësuesin Special të Gjermanisë për Vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin, duke diskutuar situatën aktuale një vit pas Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se dialogu është e vetmja rrugë e mundshme përpara”, thuhet në njoftimin e UMIK-ut./Express/

SHIKO MË SHUMË

Kurti pas takimit me presidenten: Duhet të jemi bashkë për shumë sfida shtetërore

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas takimit të parë me presidenten Justina Shiroka-Pula, teksa...

Kurti do ta takojë sot presidenten, Shiroka-Pula

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka folur për kritikat e ndërkombëtarëve lidhur me...

Dyshohet për dhunimin dhe grabitjen e një shtetaseje të huaj në Prishtinë, policia në kërkim të tre personave

Një rast i rëndë i dyshuar i dhunimit është raportuar në Prishtinë, ku viktimë...