Osmani në Tiranë: Samiti synon riafrimimin e përkrahjes së sovranitetit dhe integirtetit territorial të Ukrainës

PUBLIKUAR

(Fotografia e tekstit- Takimi në Moldavi 2023) Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë sot me ftesë të kryeministrit Edi Rama në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore që do të mbahet në Tiranë, shkruan Gazeta Express.

Në këtë Samit do të marrë pjesë edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe lider të tjerë nga Evropa Juglindore.

Në një komunikatë të lëshuar nga Presidenca, potencohet se Samiti ka për qëllim që të riafirmojë angazhimin e përbashkët të kësaj pjese të Evropës në përkrahje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarishtt.

“Në dy vjetorin e fillimit të luftës së paprovokuar të Rusisë në Ukrainë, Samiti synon të riafirmojë angazhimin e përbashkët të shteteve të Evropës Juglindore  për mbështetje ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.Nga ky samit, parashihet t`i bëhet thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta rrisë fuqishëm mbështetjen për Ukrainën, si dhe të diskutohet ndihma konkrete e shteteve të EJL-së për Ukrainën”, thuhet në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

Mblidhet LDK-ja, Manaj: Vendimi për kuvendin merret pas verifikimit të nënshkrimeve

Në selinë e Lidhja Demokratike e Kosovës po mbahet një takim i brendshëm i...

Ismet Kryeziu: Shtyrja e seancës konstituive është qesharake dhe e papërgjegjshme

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se mosthirrja e seancës konstituive të kuvendit...

Tahiri prezanton gjetjet e tij për reformat globale në platformën e Bankës Botërore: Kosova po dëgjohet si zë serioz

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka bërë të ditur se gjetjet...