Parandalohet një rast i kontrabandës

PUBLIKUAR

Prishtine, 27 shkurt 2024 Njësia e TASK FORC-ës – Lindje, e përbërë nga Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës, në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionet në zonën kufitare lindje.

Në rrugën Preshevë-Gjilan, nga njësitet e lartpërmendura është ndaluar një veturë me targa të Serbisë, të cilën e drejtonte një shtetas nga Serbia. Gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se ishte e ngarkuar me rreth 90 palë mbathje sportive pa prejardhje (pa fatura), të markave tregtare të mbrojtura që dyshohet se janë të falsifikuara si: NIKE, ADIDAS, AIR JORDAN etj.

Malli i kontrabanduar është sekuestruar dhe është dërguar në Terminalin doganor të Dheut të Bardhë. Rasti është duke u trajtuar nga njësitë e Doganës së Kosovës.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

SHIKO MË SHUMË

Kurti pas takimit me presidenten: Duhet të jemi bashkë për shumë sfida shtetërore

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas takimit të parë me presidenten Justina Shiroka-Pula, teksa...

Kurti do ta takojë sot presidenten, Shiroka-Pula

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka folur për kritikat e ndërkombëtarëve lidhur me...

Dyshohet për dhunimin dhe grabitjen e një shtetaseje të huaj në Prishtinë, policia në kërkim të tre personave

Një rast i rëndë i dyshuar i dhunimit është raportuar në Prishtinë, ku viktimë...