Ishte i përfshirë në 10 raste të vjedhjeve, arrestohet i dyshuari në Gjilan

PUBLIKUAR

Policia ka njoftuar se kanë arrestuar një 42 vjeçar në Gjilan i dyshuar për 10 raste të vjedhjeve në qytetin e Gjilanit.

Ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Me datën 26.02.2024 njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Gjilan pas një pune të shpejtë operative hetimore ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin D.M. (viti i lindjes 1982, mashkull kosovar shqiptar). Arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova të mjaftueshme se i dyshuari ka qenë i përfshirë në së paku dhjetë (10) raste të ‘’Vjedhjeve’’ dhe ‘’Vjedhjeve të rënda’’ të ndodhura në qytetin e Gjilanit. I dyshuari pas arrestimit është intervistuar në prani të prezencë të avokatit mbrojtës. Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal.”

SHIKO MË SHUMË

Ndahet nga jeta zyrtari policor Shefkat Llutfiu

Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar për ndarjen nga jeta të zyrtarit policor...

Supremja ia zbut dënimin Edmond Lajqit, nga burgim i përjetshëm në 30 vjet për vrasjen e bashkëshortes

Gjykata Supreme e Kosovës, duke vendosur lidhur me ankesën e mbrojtësit të të Edmond...

E rëndë: 76-vjeçarja gjendet e pajetë brenda banesës në Mitrovicë

Një 76-vjeçare është gjetur e vdekur paraditen e sotme në banesën e saj në...