Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej me 14 urdhëresa të gjykatës

PUBLIKUAR

Një person është arrestuar sot rreth orës 00:20 nga njësitet e stacionit policor veriu në Prishtinë, i cili kërkohej me urdhëresa të Gjykatës.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se ndaj personit të dyshuar me inicialet V.M, 27 vjeç, kanë qenë aktive 14 urdhëresa, prej tyre 6 urdhëresa me burgim, (6 vite e tre muaj burgim), për veprat vjedhje e rëndë, kanosje e lëndim trupor.

Ndërkaq, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi është dërguar në vuajtje të dënimit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kurti pas takimit me presidenten: Duhet të jemi bashkë për shumë sfida shtetërore

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas takimit të parë me presidenten Justina Shiroka-Pula, teksa...

Kurti do ta takojë sot presidenten, Shiroka-Pula

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka folur për kritikat e ndërkombëtarëve lidhur me...

Dyshohet për dhunimin dhe grabitjen e një shtetaseje të huaj në Prishtinë, policia në kërkim të tre personave

Një rast i rëndë i dyshuar i dhunimit është raportuar në Prishtinë, ku viktimë...