BE-ja mirëpret vendimin e Kosovës dhe Serbisë për targat: Hap pozitiv drejt normalizimit të marrëdhënieve

PUBLIKUAR

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell ka thënë se Bashkimi Evropian mirëpret vendimet e Kosovës dhe Serbisë për të njohur zyrtarisht targat e automjeteve të njëra-tjetrës dhe për të shfuqizuar plotësisht regjimin e afisheve.

Në një deklaratë të lëshuar për media, Borrell ka thënë se ky është një hap pozitiv drejt rrugës për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Ky vendim është një hap pozitiv në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit, si dhe në angazhimet e kaluara të Dialogut lidhur me Lirinë e Lëvizjes. Ky vendim tregon se është i mundur arritja e përparimit në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe thekson rëndësinë e vazhdimit të punës në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Borrell.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, tutje ka shtuar ky përbën gjithashtu një hap në drejtimin e duhur drejt një integrimi më të mirë rajonal dhe evropian të Ballkanit Perëndimor, nga i cili në fund përfitojnë qytetarët e rajonit.

Më 25 dhjetor, Qeveria e Serbisë vendosi të lejonte makinat me targa RKS – Republika e Kosovës – të lëvizin lirshëm në territorin e shtetit të saj dhe vendimi nis së zbatuari më 1 janar të vitit 2024.

Ndërkaq, më 4 janar Qeveria e Kosovës vendosi që të heqë regjimin e letrave ngjitëse për makinat me targa të Serbisë.

Qeveria e kryeministrit Albin Kurti tha se heqja e regjimit të letrës ngjitëse nga ana e saj “është akt i fqinjësisë së mirë dhe vjen pas njohjes së plotë të targave të Republikës së Kosovës nga Serbia”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një kërkuar për vjedhje të rëndë

Policia Kosovës ka njoftuar se më datë 22.07.2025, Policia e Stacionit Policor në Ferizaj...

Arrestohet një person i dyshuar për sulm dhe kanosje në Shtime

Më datën 22.07.2026, rreth orës 12:00, në një fshat të komunës së Shtimes, pas...

Vidhin brenda veturave të dasmorëve pasi hynin në restorant, Policia e Kosovës arreston 3 persona në Obiliq

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore, sot hetuesit e Stacionit Policor të Obiliqi, kanë...