6 viktima dhe mbi 2 mijë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

PUBLIKUAR

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 6 viktima nga COVID-19, raporton Gazeta Express.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 2 mijë e 33 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Lexo Edhe:

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sot janë shëruar 3 mijë e 329 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 172 mijë e 44.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

01 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.022 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.781.110 doza të vaksinës.

Deri më sot 805.802 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 81.020 doza përforëcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 10.087 testime, 2.033 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 3.329 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 172.044.

Në total numri i rasteve aktive është 32.906.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

SHIKO MË SHUMË

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...