Kur Xavi e paralajmëronte Barcelonën kundër blerjes së Aubameyangut, sot ai është lojtari i tij

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Trajneri i Barcelonës, Xavi, i kishte thënë klubit para hiç më larg se një viti e gjysmë të mos e blinte Pierre-Emerick Aubameyangun nga Arsenali, sepse, sipas, tij sulmuesi i Gabonit nuk përshtatet me mënyrën e lojës së katalonasve.

Aubameyang iu bashkua Barcelonës si lojtar i lirë të hënën në mbrëmje, pasi e shkëputi marrëveshjen me Arsenalin para kohës, raporton Gazeta Express.

Sulmuesi i Gabonit i shënoi 92 gola në 163 paraqitje për Arsenalin, por ai nuk luajti për topçinjtë më nga dhjetori kur e humbi shiritin e kapitenit të skuadrës dhe u përjashtua nga trajneri Mikel Arteta për shkelje të rregullave disiplinore.

Aubameyangu tani do të luajë për Xavin në Camp Nou, por legjenda e Barcelonës kishte dyshime në të kaluarën nëse sulmuesi do të mundë të lulëzonte në klubin spanjoll.

Duke folur për kalimin e mundshëm të Aubameyangut në Barçë në maj 2020, shumë kohë para se ai të emërohej trajner i klubit, Xavi kishte thënë: “Mane dhe Aubameyang mund të të vrasin nëse iu lejon hapësirë të madhe. Por Barcelona ka nevojë për lojtarë të cilët dinë si të lëvizin në hapësirë të ngushtë”.

“Unë po mendoj për lojtarë të cilët mund t’i përshtaten Barcelonës dhe nuk është e lehtë ta gjesh ndonjë”, kishte nënvizuar ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...