Labi i drejtohet profesorit Lulzim Paci: Premtimin e kam thënë pa asnjë të keqe, e di që i ke mundësitë për të shkuar në pushime

PUBLIKUAR

Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, ditën e djeshme (e hënë) ka treguar mbështetjen e tij për profesorin nga Vushtrria, Lulzim Paci, i cili u bë viral me vallëzimet e tij në TikTok.

 

Derisa bëri një shkrim në Facebook, ai theksoi se do të takohet sot (e martë) me të dhe se do t’ia bëjë një dhuratë, tri ditë pushime në Shqipëri ose në Turqi.

Megjithatë, ‘profa i TikTok’-ut iu përgjigj duke thënë se qëndron mirë financiarisht, nuk e ka bërë këtë për para e vëmendje.

Labi nga ana tjetër në postimin e radhës shtoi se pushimi nuk kishte të bënte me anën financiare, por si shenjë respekti për profesorin.

Postimi i plotë i Labit (pa ndërhyrje):
“Mirëmengjesi prof dhe qytetar!

Se pari, nje vleresim për deputeten që kishte kerkuar falje e qe as nuk e kisha ditur se kush e ka berë ate postim për herë të parë , por që kërkim falja pranohet te Zoti e lere me te njeriu.
Prandaj respekt për deputeten.

E dyta, o prof i yni!

Pasha besën e Zotit, për ato bileta që e kam cekur, e kam cekur që nga duart e shqiptarëve vetem në shenjë respekti , se që i ke mundesitë personale me shkua në pushime ate e dim , dhe po ashtu edhe nga miqët e familjarët e tu e kuptuam që kujdesën për ju!

Atë premtim e kam thënë pa asnjë të keqe , se me pas mundesi, të gjithë mësimdhënësit i kisha shpërblyer me pushime vetëm me ju dhurua vullnet, se boll që na i mesojnë femijet tanê me ato rroga të vogla

Respekt që me ke falenderu në emision dhe kur të jeni gati , pas atij pushimi që e keni të paguar, prap i qendrojmë atij premtimi shpirtror e shoqëror ndaj teje.

“Prof, gjithsesi do ti qojmë nga dy gota qaj në Vushtri, se është ndjenjë e mirë , na duket si të pim qaj në Stamboll”

Me respekt, Labi Kosovë e Shqipërisë”.

SHIKO MË SHUMË

Santi ‘trazon’ rrjetin me këtë pamje nga ashensori

Modelja e njohur kosovare Santiana Maloku, ka ‘trazuar’ rrjetin mbrëmë në orët e vona. Bukuroshja...

Balla njofton dënimin për Kozakun në Facebook, e hodhi kanaqen në deti

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka publikuar një video ku shihet...

Anita Haradinaj: Dasma të mos i pengojë askujt hiç – këngëtarët kënduan në shenjë respekti, pa pagesë

Në emisionin “Kosova Today”, Anita Haradinaj reagoi ndaj gjuhës denigruese në rrjete sociale dhe...