AKP-ja urdhëron televizionin RTV 21 të lirojë hapësirat, niset një betejë ligjore

PUBLIKUAR

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka urdhëruar Radio Televizionin 21, të lirojë hapësirat e Pallatit të Mediave në të cilat është vendosur kompania televizive tash e 20 vjet.

Vendimi i AKP-së ka ardhur sipas kërkesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila ka arsyetuar se i hapësirat ku është e vendosur RTV 21 i nevojiten për nevojat e saj.

Por, RTV 21 nuk është pajtuar me vendimin e AKP-së. E ka paditur agjencinë për “shkelje gjatë procedurave të likuidimit”.

“Në këtë rast RTV21 pret nga Gjyqësori vendim i cili mbron investitorin dhe nuk zhvlerëson investimet shumëvjeçare nga ana e RTV21”, tha RTV 21, në një njoftim për media.

Ndonëse vendimi i AKP-së parashihte lirimin e pronave më 1 shkurt, RTV 21 ka njoftuar se ka negociuar me Ministrinë e Brendshme “me ç’rast është shtyrë vendimi për lirimin e hapësirës deri më 31 maj të këtij viti”.

Bordi i drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka marrë vendim për tërheqje të aksioneve dhe vendosje nën administrim të drejtpërdrejt të ndërmarrjes së re Agrokosova Holding (ish-Ndërmarrja Shoqërore “NBI Suhareka”).

NSH “NBI Suhareka/Agrokosova Holding” është privatizuar më 27 gusht 2007 nga blerësit “Gruppo Vinicolo Fantinel” dhe “QMI” përmes metodës së “spin off”-it special në valën e 19-të të shitjes në vlerë prej 4,175,999.00 euro.

Vendimi për kthimin nën autoritetin e AKP-së është bazuar në raportet e auditorëve të jashtëm, sipas të cilave vërtetohet qartë se blerësi dhe ndërmarrja e re Agrokosova Holding Sh.P.K. kanë bërë shkelje të rëndë të kushteve të kontratës, respektivisht nenit 6.2.2.a të Marrëveshjes së Zotimeve për shkak se as nuk kanë përmbushur zotimet për investime e as nuk kanë përmbushur zotimet për punësime

SHIKO MË SHUMË

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...