Ora e dorës me të cilën Nadali e fitoi titullin në Australian Open kushton 1 milion euro

PUBLIKUAR

Rëndësia e triumfit të Rafael Nadalit të dielën në Australian Open ishte aq e madhe saqë çdo hollësi e ndeshjes së tij me Daniil Medvedevin është analizuar me përpikëri.

Derisa në Twitter është argumentuar se kjo fitore e bën atë atletin më të mirë spanjoll në histori, ora të cilën e barti gjatë ndeshjes në kyçin magjik u analizua po ashtu, raporton Gazeta Express.

Numri gjashtë i botës luajti me një orë ekskluzive në dorë, të grandit Richard Mille, me saktë RM 27-04 Tourbillon.

Kjo orë është e qëndrueshme ndaj ujit në çfarëdo thellësie dhe e përbërë nga ari, kushton rreth 1 milion euro.

Nadali u rikthye nga 0:2 në sete për të fituar 3:2, 2-6 6-7 (5-7) 6-4 6-4 7-5, në mënyrën më epike të mundshme kundër numrit dy të botës nga Rusia, të dielën në Melbourne.

Në mungesë të të dëbuarit Novak Djokovic dhe të të lënduarit Roger Federer në Melbourne, Nadali e ka bërë një hap para tyre në listën e lojtarëve me më së shumti titujt të fituar grand slam.

Ky ishte titulli i 21-të grand slam, që është rekord, për tenistin spanjoll./Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...