Si dështoi Liverpooli ta blejë sulmuesin e talentuar në çastet e fundit të afatit kalimtar

PUBLIKUAR

Liverpooli dështoi në përpjekje për ta blerë sulmuesin e talentuar të Fulhamit, Fabio Carvalho, pak para se të mbyllej afati kalimtar i dimrit.

Klubet u pajtuan për çmimin e lojtar rreth 10 milionë euro para se të mbyllej afati kalimtar, por ato s’ia dolën t’i përmbyllnin në kohë hollësitë e fundit të marrëveshjes, raporton Gazeta Express.

 

Marrëveshja përfshinte qëndrimin e 19-vjeçarit në Fulham në huazim.

Përfaqësuesi i ri i Anglisë, i lindur në Portugali, i ka shënuar tetë gola në 23 ndeshje për Fulhamin që prej se debutoi në shtator 2020.

Këtë muaj, Liverpooli e bleu anësorin kolumbian Luis Diaz nga Porto për 45 milionë euro, plus 15 milionë euro të tjera në bonuse të mundshme. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...