Aubameyang po i kryen testet mjekësore te Barcelona

PUBLIKUAR

Pierre-Emerick Aubameyang momentalisht është duke i kryer testet mjekësore te Barcelona.

Edhe pse para pak orëve u raportua se marrëveshja nuk ishte arritur, tani ka ndryshuar situata.

Fillimisht u raportua se Barcelona dhe Arsenali nuk u pajtuan rreth huazimit të Aubameyangut, ndërsa tani Barcelona ka arritur marrëveshje që ta marrë falas sulmuesin gabonez.

Ai do të nënshkruajë kontratë gjashtë mujore, me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

Bashkimi me pesë herë kampionët e Evropës zgjidh problemet që kanë lindur mes Arsenalit dhe Aubameyang që kur iu hoq shiriti i kapitenit dhe u detyrua të stërvitej. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...