Vedat Muriqi me mesazh prekës për tifozët e Lazios, pas kalimit te Mallorca

PUBLIKUAR

Vedat Muriqi edhe zyrtarisht është huazuar te skuadra e La Ligas, Mallorca.

Kjo u bë e ditur fillimisht nga klubi spanjoll, i cili e zyrtarizoi Muriqin me një formë unike, shkruan Gazeta Express.

Por, nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur edhe mesazhi i sulmuesit kosovar, i cili falënderoi tifozët e Lazios.

“Dua të falënderoj fansat e vërtetë të Lazios për besimin, përkrahjen dhe respektin që ma dhanë. Fatkeqësisht nuk arrita t’ua tregoj Vedatin e vërtetë mjaftueshëm brenda fushës. Faleminderit shumë që e bëtë Romën shtëpinë time për mua dhe familjen dhe që dhuruat dashuri për ne. Zemra dhe përkrahja ime do të jetë me ju për pjesën e mbetur të ligës. Me dashuri”, shkroi Muriqi në profilin e tij në Twitter.

27-vjeçari iu bashkua Lazios në vitin 2020, pasi shkëlqeu me Fenerbahcen, por nuk arriti të ambientohej në kryeqytetin italian.

Vedat Muriqi do të jetë pjesë e Mallorcas deri në fund të sezonit, kurse ekipi spanjoll do ta ketë të drejtën e blerjes, nëse ylli kosovar bind me performancat e tij.

Ai do të marrë pagën e njëjtë që e kishte në Lazio, e cila deri në qeshor do të paguhet nga Mallorca. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...