Arbana Osmani: Në televizion nuk do shohim më një histori dashurie si e Adelës dhe Bjordit

PUBLIKUAR

Kur kujtojmë Big Brother ndër vite, nuk mund të rrimë pa përmendur romancën e Adelës dhe Bjordit. Çifti që mori gjithë vëmendjen asokohe me puthjen e famshme teksa i ndiqnin mijëra njerëz. Historinë e tyre të dashurisë e ka kujtuar dhe Arbana Osmani, prezantuese e Big Brother për 9 vjet.

“Ishte një puthje e fshehtë. Ata u puthën duke menduar që ne nuk e dinim që ishin puthur. Ishte në një korridor të vogël para dhomës së rrëfimit. Ne menduam shumë nëse duhet ta transmetonim”, tha moderatorja për emisionin “Ëndërrtjerrësit”.

Arbana shtoi se emocionet që i kanë dhuruar ata publikut janë të pashlyeshme.

“Unë nuk e di nëse do të ketë ndonjëherë në televizion një histori dashurie si ajo. Emocionuese ishte dhe për mënyrën si erdhi, për guximin. Adela ishte shumë vajza shqiptare, prandaj e donin”, shtoi më tej Arbana.

Kujtojmë që Adela ndërroi jetë në mënyrë të papritur pak vite më parë. Banorja e shumëpërfolur e Big Brother u gjet e vdekur në banesën e saj në kryeqytet, duke tronditur të gjithë publikun shqiptar.

SHIKO MË SHUMË

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...