Lajmi i fundit: Mbappe arrin marrëveshje me Real Madridin, bëhet lojtari më i paguar në botë

PUBLIKUAR

Real Madridi ka arritur marrëveshje për ta marrë falas yllin e Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, në verë, sipas gazetës gjermane Bild.

Kylian Mbappe do t’i bashkohet Real Madridit falas në verë, raporton Gazeta Express.

Yllit francez i skadon kontrata me PSG-në më 30 qershor dhe kjo nënkupton se ai është i lirë të largohet falas në verë.

Real Madridi ka shumë kohë që bën përpjekje të mëdha për ta blerë Mbappen nga PSG-ja, por ka dështuar deri tani për shkak të ngurrimit të gjigantit francez për ta lëshuar 23-vjeçarin.

Verën e kaluar, PSG-ja i hodhi poshtë dy oferta të majme të Madridit, përfshirë një në vlerë 200 milionë euro, për Mbappen, me shpresën se do ta bindte atë të nënshkruante marrëveshje të re me klubin dhe ta zgjaste qëndrimin në kryeqytetin francez.

Por sipas Bild, kalimi i Mbappes në klubin e ëndrrave është tashmë çështje e mbyllur dhe ai do t’i bashkohet Madridit në verë pa asnjë qindarkë, pasi e hodhi poshtë çdo ofertë të PSG-së për të qëndruar në Parkun e Princave.

Mbappe do të bëhet lojtari më i paguar në botë, me pagë vjetore prej 50 milionë eurove./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...