Adnan Januzaj mund të bëhet së shpejti bashkëlojtar i Amir Rrahmanit

PUBLIKUAR

Napoli i ka nisur bisedimet me Adnan Januzajn e Real Sociedadit, të cilin synon ta marrë falas në afatin kalimtar të verës.

Ylli shqiptar i Real Sociedadit dhe Belgjikës Januzaj mund t’i bashkohet kapitenit të Kosovës Amir Rrahmani në Stadiumin Diego Armando Maradona nga sezoni i ri, raporton Gazeta Express.

Januzajt, i cili i shënoi katër gola në 30 paraqitje për klubin spanjoll në të gjitha garat këtë sezon, i skadon marrëveshja me Sociedadin më 30 qershor.

Kjo nënkupton se anësori me prejardhje nga Kosova është i lirë të bisedojë me klube të tjera dhe të largohet falas nga kubi i La Ligas në verë.

Prandaj Napoli synon ta shfrytëzojë këtë dhe ta rrëmbejë ish-yllin e Manchester Unitedit në fund të këtij sezoni, sipas mediave italiane.

Me Januzajn, gjiganti italian synon të zëvendësojë Lorenzo Insignen, i cili do t’i bashkohet Torontos në MLS në fund të këtij sezoni.

26-vjeçari luan në Spanjë që prej vitit 2017 dhe i ka shënuar 18 gola në 124 paraqitje.

Januzaj debutoi për Belgjikën në vitin 2014 dhe e ka shënuar një gol në 13 paraqitje për ekipin e tij kombëtar. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para...