Lionel Messi rikthehet titullar për PSG-në sonte kundër Nice

PUBLIKUAR

Lionel Messi pritet të luajë titullar për herë të parë për Paris Saint-Germainin këtë vit, në përballjen kundër Nice në Kupën e Francës sot në mbrëmje.

Messi mungoi në tri ndeshjet e PSG-së këtë fillimvit për shkak se ishte i sëmurë me virusin Covid-19, raporton Gazeta Express.

Megjithatë ai u rikthye javën e kaluar dhe luajti disa minuta si zëvendësues në fitoren e skuadrës së Mauricio Pochettinos Reims.

Ai është pjesë e skuadrës së thirrur nga Pochettino për ndeshjen e sotme kundër Nice në rrethin e 16 më të mirëve në Kupën e Francës, që zhvillohet në orën 21:15.

Trajneri spanjoll tha të dielën se Messi e ka rimarrë veten plotësisht nga koronavirusi dhe synon të luajë me të nga fillimi kundër Nice.

“Ai luajti 30 minuta javën e kaluar dhe mendoj se është i gatshëm të luajë titullar kundër Nice të hënën”, tha Pochettino të dielën në konferencë për media.

Megjithëse në Ligën e Kampionëve i shënoi pesë gola në po aq ndeshje për gjigantin francez, Messi ha pasur në telashe të mëdha në Ligue 1 këtë sezon, ku e ka shënuar vetëm një gol në 12 paraqitje. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...