Icardi dhe Wanda drejt ndarjes, pas një krize të re martesore

PUBLIKUAR

Megjithëse i kaluan disa telashe të mëdha martesore së fundmi, Mauro Icardi dhe Wanda Nara po përballen me probleme të reja që mund t’i çojnë drejt ndarjes përfundimtare.

Në fund të vitit të kaluar, çifti kaloi nëpër një kohë të vështirë për shkak, siç u thua, të dyshimeve se sulmuesi i PSG-së Icardi e kishte tradhtuar modelen, raporton Gazeta Express.

Por ata i zgjidhën problemet dhe u duk sikur gjithçka do të ishte në rregull në martesën e tyre.

Kjo deri së fundmi, kur Icardi vendosi të mos e ndjek më gruan e vet në rrjetet sociale dhe ta ndryshojë fotografinë e vet të profilit në Instagram, duke e vendosur një ku shihet me dy vajzat e veta pranë Kullës Eiffel.

Wanda ia ktheu duke postuar fotografi ku njëra prej vajzave të saj shihet duke ia mbuluar fytyrën asaj, ku bëhej sikur po qante. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...