Deputetja e VV-së i komenton ngjarjet e fundit të “Big Brother VIP”

PUBLIKUAR

Në spektaklin e fundit të “Big Brother VIP”, aktorja Arjola Demiri u përzgjodh si konkurrentja e radhës që i takonte të hapte kutinë e Pandorës, kuti kjo që të vendos përballë një zgjedhje, ku në mënyrë që të përfitosh një surprizë, duhet të kalosh një “sfidë” në bazë të asaj që “Vëllai i Madh” vendos.

Kështu, në natën e spektaklit të së premtes, Arjolës iu komunikua se surpriza e kutisë do të ishte një udhëtim në “Disney Land” të Parisit, së bashku me fëmijët e saj. E pyetur nëse do të dëshironte të hapte kutinë për të zbuluar “të keqen”, ajo ka refuzuar.

Më pas, ajo tregoi se dëshira e saj e vërtetë ishte që të prezantonte “Portokalli”-në, bashkë me Salsano Rrapin dhe Fjoralba Ponarin.

Ky vendim i Arjolës u komentua shumë në rrjet, duke u cilësuar si ‘jo e guximshme për të marrë vendime’.

Lidhur me këtë, ka reaguar mikesha e saj Adriana Matoshi, e cila u shpreh se ajo nuk e hapi kutinë e Pandorës sepse nuk ishte ajo dëshira që ajo kishte.

Sipas saj, Arjola ka një dëshirë të vetme dhe për të është futur në “Big Brother VIP”.

“Arjola ka një dëshirë të vetme dhe është fut në Big Brother vetëm për atë. Kur e ka parë se nuk është ajo, nuk ka dashur që ta hapë”,- tha Adriana Matoshi, duke shtuar se Arjola kërkon një punë të mirë dhe shtëpi për fëmijët e saj.

SHIKO MË SHUMË

Lajm i ëmbël, Xhuli bëhet nënë për herë të parë

sh-banorja e “BBVK1” Juliana Nura është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjell...

Plot stil dhe elegancë, Trixa rrëmben vëmendjen me fotot e fundit

Beatrix Ramosaj ka publikuar disa fotografi nga një shëtitje në qytet, duke tërhequr vëmendjen...

Ermal Fejzullahu, Alban Dudushi e Korab Shaqiri sonte në natën e 15-të të protestës “Jo në emrin tim”

Artisti Ermal Fejzullahu, gazetari i njohur nga Shqipëria, Alban Dudushi, dhe kantautori Korab Shaqiri...