Gjenden 9 granata në Prizren, FSK shkon në vend të ngjarjes

PUBLIKUAR

Policia ka gjetur në Prizren nëntë granata dore të pashpërthyera, raporton Express

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së dielës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës për deminim, kanë shpërthyer një granatë në vendin e ngjarjes, ndërsa tetë të tjera i kanë tërhequr për trajtim të mëtejmë.

“Prizren 30.01.2022 – 08:50.Njësitet policore pas pranimit të informatës nga dëshmitari mashkull kosovar për mjete të dyshuara të pashpërthyera, kanë dalë në vendin e ngjarjes në të cilin dyshohet se janë nëntë (9) mjete të pashpërthyera, granata dore. Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim, në vendin e ngjarjes ka bërë shpërthimin e një granate në mënyrë të kontrolluar ndërsa tetë (8) të tjera i kanë tërhequr në mënyrë të sigurtë për trajtimin të mëtejshëm”, ka bërë të ditur policia./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar 61 aksidente trafiku, prej të...

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...