Grenell përkrah protestën: Çmimi i rrymës u rrit se Kurti refuzoi projektin amerikan, e populli u tërbua

PUBLIKUAR

Diplomati amerikan Richard Grenell, përmes një shkrimi në tëitter, ka përkrahur protestat kundër Qeverisë Kurti, të cilat u organizuan sot nga PSD pas ngritjes së çmimeve të rrymës.

Grenell ka thënë se populli i Kosovës duhet të jetë i tërbuar pas rritjes së çmimeve të rrymës.

E kjo, sipas tij, ndodhi për shkak se Kurti refuzoi projektin amerikan që të sigurojë gaz për popullin. Grenell tha se ky projekt do të pamundësonte rritjen e çmimeve.

PSD sot organizoi protesta si rezultat i rritjes së çmimeve të rrymës, e si rezultat mijëra qytetarë vërshuan sheshin e kryeqytetit.

Kjo është protesta më e madhe që ka zënë të organizohet që kur Kurti është bërë kryeministër i vendit.

SHIKO MË SHUMË

Mbyllen edhe dy biznese të kriptovalutave dhe këmbimoreve, IQMT vazhdon aksionin në gjithë Kosovën

Dy biznese që ushtrojnë veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve janë mbyllur gjatë...

Djali i Jakup Krasniqit e viziton atë në Hagë: Kanë mbetur edhe pak javë deri te vendimi përfundimtar

Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, sot e ka...

Pritjet në kufi, gjendja sot nëpër pikat kufitare të Kosovës

Pikat kufitare të Kosovës paraqiten pa fluks mëngjesin e sotëm, pa kolona të automjeteve...