Mentor Shala pas shkarkimit: Ky vendim ishte i pritshëm

PUBLIKUAR

Mentor Shala ka reaguar pasi Bordi i RTK’së kaaprovuar propozimin e ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të RTK’së, Shkumbin Ahmetxhekaj, për shkarkimin e tij nga pozita e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të RTK-së.

Shala ka thënë se ky vendim ishte i pritshëm për të, e që arsyet do t’i tregojë ndërkohë.

Rritja e RTK-së, shfaqi nevojën edhe për rritjen e stafit të RTK-së, që më vjen mirë që edhe ky bord po e arsyeton! Ishin pikërisht këto zhvillime të mëdha të RTK-së që shtuan presionin e tmerrshëm politik ndaj meje dhe institucionit tonë. Por kurrë s’u nënshtruam as s’u dorëzuam. Na sulmuan edhe me bomba në objektin e RTK-së dhe në shtëpinë time, por kurrë s’u dorëzuam”, tha Shala përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

Ai në fund i ka falënderuar kolgët për punën që kanë bërë bashkë, ndërsa ka paralajmëruar se do të vazhdojë punën me ide të reja.

“I falenderoj shumë kolegët dhe koleget për gjithë punën që e kemi bërë bashkë! Për mua ishte e pritshme shkarkimi në rrethanat në të cilat jemi! Vazhdojmë me idetë e reja në rrethanat e reja! Tjerat janë pallavra çka flasin!”, tha Shala.

SHIKO MË SHUMË

Mbyllen edhe dy biznese të kriptovalutave dhe këmbimoreve, IQMT vazhdon aksionin në gjithë Kosovën

Dy biznese që ushtrojnë veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve janë mbyllur gjatë...

Djali i Jakup Krasniqit e viziton atë në Hagë: Kanë mbetur edhe pak javë deri te vendimi përfundimtar

Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, sot e ka...

Pritjet në kufi, gjendja sot nëpër pikat kufitare të Kosovës

Pikat kufitare të Kosovës paraqiten pa fluks mëngjesin e sotëm, pa kolona të automjeteve...