Xhaka s’do të largohet nga Arsenali në janar

PUBLIKUAR

Granit Xhaka nuk do të largohet nga Arsenali në ditët e fundit të afatit kalimtar, pavarësisht zërave që vijnë nga Italia.

José Mourinho është një fans i madh dhe e donte atë verën e kaluar, por nuk ka bisedime siç qëndrojnë gjërat, raporton gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano.

U përfol shumë për një largim eventual të tij nga “Emirates” këtë afat kalimtar, përkundër që nënshkroi kontratë të re verën e kaluar.

Granit Xhaka erdhi në Arsenal në verën e vitit 2016 nga Borussia Monchengladbach.

Me “Topçinjtë” Xhaka pati ulje dhe ngritje, duke iu hequr edhe shiriti i kapitenit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...