Lajm i rëndësishëm për ata që synojnë të doktorojnë në Universitetin e Prishtinës

PUBLIKUAR

Universiteti “Hasan Prishtina” në kryeqytet ka shpallur konkurs për pranimin e studentëve në studimet e doktoratës për vitin akademik 2021/22, e që do të jetë i hapur deri më 11 shkurt 2022.

Sipas njoftimit, numri i studentëve që mund t’i bashkohen UP-së në programet e ofruara është 67, ku prej tyre nëntë i përkasin komunitetit jo-shumicë.

Njëra ndër kushtet e konkursit është se të gjithë ata që duan të aplikojnë duhet ta kenë notën mesatare jo më të ulët se 8.00 në nivelin Baçelor dhe atë Master, transmeton Klankosova.tv.

Kushtet e përbashkëta të konkursit, mënyrën e përzgjedhjes, afatet dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim mund t’i gjeni duke klikuarKËTU.

SHIKO MË SHUMË

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik, policia jep detaje Persona të panjohur dyshohet se kanë...

Mbyllen edhe dy biznese të kriptovalutave dhe këmbimoreve, IQMT vazhdon aksionin në gjithë Kosovën

Dy biznese që ushtrojnë veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve janë mbyllur gjatë...

Djali i Jakup Krasniqit e viziton atë në Hagë: Kanë mbetur edhe pak javë deri te vendimi përfundimtar

Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, sot e ka...