Rregullat e reja për Covid-19 mund t’ia rrezikojnë Djokovicit edhe “French Open”-in

PUBLIKUAR

Franca do t’i ashpërsojë rregullat e vaksinimit në një mënyrë që mund t’ia rrezikojnë pjesëmarrjen në turneun “French Open” tenistit serb, Novak Djokovic.

Nga 15 shkurti, kushdo që nuk është i vaksinuar kundër koronavirusit duhet të dëshmojnë që kanë dalë pozitiv për Covid-19 brenda katër muajve të fundit – më pak se masa e tanishme prej gjashtë muajve – për të hyrë në terrene sportive në Francë, shkruan televizioni kanadez, CTV, përcjell Gazeta Express.

Ligji francez është pjesë qendrore e planit të qeverisë për ta luftuar përhapjen e virusit dhe me të synohet që personave të pavaksinuar t’u ndalohet qasja në stadiume, restorante, kafene dhe hapësira të tjera publike.

Tenisti i pavaksinuar serb ka thënë se ka dalë pozitiv për Covid-19 në mesin e dhjetorit. Sipas rregullave të tanishme për periudhën 6-mujore, ai do të mund të luante në “French Open”, që fillon më 22 maj.

Por nëse rregullat e reja mbeten në fuqi deri më këtë datë, ka gjasë që ato ta përjashtojnë Djokovicin nga turneu, nëse ai nuk vaksinohet ose nëse nuk del përsëri pozitiv në testim brenda katër muajve para fillimit të garës.

Ndryshe, Djokovici është kampion në fuqi në “French Open”. Këtë muaj, atij iu ndalua pjesëmarrja në “Australian Open” dhe u dëbua nga Australia për shkak të rregullave të rrepta të këtij vendi për vaksinim kundër Covid-19.

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...