Tre nga personat që vdiqën nga Covid-19 janë mbi 80 vjeçar

PUBLIKUAR

Katër raste të vdekjes dhe 3 mijë e 617 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton Express.

Të katër personat që vdiqën nga Coronavirusi janë meshkuj.

Tre prej tyre janë të moshës mbi 80 vjeçare.

Ndërkaq njëri është i grupmoshës 50-59 vjeç.

Që nga dje janë shëruar edhe 1 mijë e 344 qytetarë, derisa numri i rasteve aktive ka arritur në mbi 31 mijë.

“Nga 13.928 testime, 3.617 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.344 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 164.294. Në total numri i rasteve aktive është 31.021”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë./Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Kosovari fut ilegalisht 31 dele e qengja nga Serbia në Kosovë, kapet nga policia

Policia e Kosovës, sot në fshatin Dumnicë ka parandaluar një rast të kontrabandimit të...

Festa e Kurban Bajramit: Myftiu Tërnava i drejtohet besimtarëve me mesazh urimi

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava do t’i...

E martë e nxehtë, temperaturat arrijnë në 29°C

Gjatë ditës së martë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Sipas...