Hapet thirrja për aplikim në konkursin për Abetaren e përbashkët Kosovë – Shqipëri

PUBLIKUAR

Ministria e Arsimit e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë sot kanë hapur thirrjen për aplikim në konkursin për tekstin e vetëm të përbashkët “Abetare”, të shoqëruar me fletoren e punës.

Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, e cila ka ftuar shtëpitë botuese nga të dy shtetet që të aplikojnë në këtë konkurs.

 

Në një postim në Facebook, Nagavci ka thënë se ka filluar jetësimi i Marrëveshjes për Abetaren e re të përbashkët cilësore dhe unike, që do ta përdorin si tekst të parë të gjithë fëmijët shqiptarë në Kosovë, Shqipëri dhe kudo që ata mësojnë shqip.

“Ky libër simbol, le të jetë një dhuratë për vogëlushët tanë në 110 vjetorin e Pavarësisë. Një gjuhë, një Abetare… Pas një pune të përbashkët të Komisionit për organizimin e konkursit për Abetaren e re, Ministria e Arsimit e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë sot kanë hapur thirrjen për aplikim në konkursin për tekstin e vetëm të përbashkët ‘Abetare’, të shoqëruar me fletoren e punës. Ftoj  shtëpitë botuese nga të dy shtetet tona që të aplikojnë në këtë konkurs, rezultatet e të cilit do të bëhen publike në qershor të këtij viti”, ka shkruar Nagavci.

SHIKO MË SHUMË

Rama paralajmëron padi ndaj Egzon Azemit të VV: Kërko falje, problem serioz kur deputeti kërcënon me arrestime e dënime

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar padi ndaj Egzon Azemit të Lëvizjes Vetëvendosje. Rama,...

Termokos nis nesër sezonin e ngrohjes në Prishtinë për mbi 25 mijë konsumatorë

Ndërmarrja publike “Termokos” ka njoftuar se janë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për...

Vendos gjykata, një muaj paraburgim për Gani Gecin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për Gani Gecin, i cili...